Mesazhi i koduar i Albin Kurtit për Isa Mustafën në videon e ditës së sotme

12:40 | 20/01/202012:400

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kujdesur që bashkë me fjalët e thëna ndaj LDK-së të japë edhe një mesazh tjetër, në dukje të fshehur ndaj Isa Mustafës.

Gjatë gjithë videos, Kurti shihet të ketë para një shishe me ujë dhe një me lënd frutash para, ndërsa pëk më tej, në të djathtë gjendet një karrigë dhe po ashtu ujë e lëng frutash në dukje për Isa Mustafën, shkruan abcnews.al.

Ka më shumë se tre muaj se takimet e gjata në Kuvend të Kosovës në mes të Kurtit dhe Mustafës po përfundojnë pa rezultat.

Mustafa madje ka thënë se nuk kanë pse të takohen më nga tre orë e të mos dakordohen për marrëveshje.

Kurti mori sot mandatin nga VV për ngritjen e qeverisë, ndërsa Presidenti Thaçi ia dërgoi dekretin me postë pasi lideri i VV refuzoi të shkonte në Presidencë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono