Mesazh i qartë i Solskjaer: Perez ta harrojë Pogba, është i lumtur me ne

15:40 | 22/09/201915:400

Real Madrid tentoi gjatë gjithë verës për të siguruar shërbimet e Paul Pogba, por Manchester United rezistoi fort. “Djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të shesin mesfushorin francez dhe trajneri Solskjaer ka një mesazh të fortë për klubin spanjoll.

“Nuk ia vë veshin asaj çfarë thotë presidenti i Real Madrid. Pashë ndeshjen e tyre në Champions dhe pësuan një humbje të madhe. Paul po punon fort me ne dhe është totalisht i impenjuar me Manchester United.

Nëse në janar nisin sërish thashethemet e merkatos, atëherë do e menaxhojmë situatën siç kemi bërë në rastet e kaluara. Pogba është i lumtur me ne dhe nuk do të largohet askund”, përfundon Ole Gunnar Soskjaer për “The Mirror”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono