“Merrni armët dhe luftojini..”, nëna e Kacifas procedohet pas thirrjeve për luftë ndaj shqiptarëve

17:10 | 30/10/201917:100

Në 1-vjetorin e vrasjes së të birit, nëna e Kostandinos Kacifas lëshoi thirrje anti-shqiptare. Mësohet se për këtë rast kanë nisur hetimet Prokuroria e Gjirokastrës pasi sektori i Luftëss kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit i referoi materialet.

Vasilia Kacifas është 67-vjeçare dhe banon në fshatin Bularat. Gjatë ceremonisë përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së të birit ajo nuk i kursye fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ka thënë ajo.

Prokuroria e Gjirokastrës filloi procedimin penal edhe për një ish-drejtues të degës lokale të OMONIA-s. Ai pengoi dhe kërcënoi duke bërë thirrje antishqiptare gazetarët e mediave në vend të cilët ndodheshin në hyrje të varrezave të fshatit.

Ndërkohë më 28 Tetor motra e ekstremistit grek u ndalua nga forcat e rendit që të shpaloste një pankartë për të vëllain e saj në Bularat. Policia ndaloi shpalosjen e pankartës provokuese për të minimizuar çdo mundësi tensioni gjatë ceremonisë së festimit të “Ditës së JO-së” në këtë fshat. Pasi u pengua nga policia ajo doli me deklarata të forta nacionaliste duke thënë se toka ku po qendronin ishte e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe se Vorio Epiri ishte Greqi.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono