Merkel, vizitë në Pekin

19:05 | 06/09/201919:050

Kancelarja Angela Merkel ka nisur një vizitë zyrtare në Pekin, ku ka përcjellë mesazhin që të zgjidhet sa më parë konflikti tregtar SHBA-Kinë. Merkel bëri thirrje për një fazë të re marrëdhëniesh Kinë-BE, pavarësisht qëndrimit të Amerikës për tarifat.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi të premten, në ditën e parë të vizitës në Pekin se lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka prekur të gjithë botën dhe shprehu dëshirën që ajo të marrë fund së shpejti.

Kompanitë gjermane janë dëmtuar nga konflikti SHBA-Kinë dhe ekonomia më e madhe e Europës pësoi një kontraktim në tremujorin e dytë të vitit, e dobësuar nga rënia e eksporteve dhe me ekspertët që paralajmërojnë se po hyn në recesion.

Por ndërsa presidenti Donald Trump u ka bërë presion kompanive amerikane që të mbyllin operacionet e tyre në Kinë dhe të prodhojnë produktet e tyre në shtëpi, Merkel shprehu dëshirën që të nisë një fazë të re në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Kinës.

“Ne shpresojmë se do të arrihet një zgjidhje për përplasjen tregtare me Uashingtonin, pasi ajo ka prekur të gjithë në mbarë botën”, tha Merkel në prani të kryeministrit kinez Li Keqiang në Pekin.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të rinisin bisedimet e nivelit të lartë muajin e ardhshëm në Uashington. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kinez, Merkel insistoi për një marrëveshje investimesh mes Europës dhe Pekinit.

Ajo tha se Gjermania i mirëpret investimet e kompanive kineze, por shtoi se Berlini do të tregohet i kujdesshëm kur të bëhet fjalë për investimet në sektorët strategjikë, përfshirë infrastrukturën.

Nga ana e tij, kryeministri Li Keqiang tha se shpreson që Gjermania të pranojë më shumë kompani kineze dhe të lehtësojë rregullat e eksportit për disa kategori produktesh. Në gjysmën e parë të vitit Gjermania dhe Kina patën një shkëmbim tregtar mallrash me vlerë 100 miliardë dollarë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono