Merkel-Conte pro negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kancelarja: Nëse hapim një boshllëk mund të mbushet nga të tjerë

23:47 | 11/11/201923:470

Merkel-Conte pro negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, kancelarja: Nese hapim një boshllëk mund të mbushet nga të tjerë

Lënia pas derës së BE e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte shqetësimi që ndanë në Romë kryeministri italian Giuseppe Conte dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Mes sfidave të përbashkëta, çështja e zgjerimit. Kancelarja Merkel ishte më e drejtpërdrejtë në rrezikun strategjik në Ballkan nga boshllëku që mund të krijojë BE me vonesën e zgjerimit

“Më vjen mirë që ndajmë të njëjtën strategji sa i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe këtu duhet të punojmë për të çuar përpara e sidomos për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sepse nëse aty hapet një boshllëk, atëherë ai boshllëk do mbushet nga të tjerë dhe kjo nuk është në interesin tonë strategjik europian për më tepër që këto vende të Ballkanit Perëndimor janë edhe anëtarë të NATO-s, pra edhe këtu ne ndajmë të njëjtën strategji atlantike në favor të NATO-s”, tha kancelarja.

Edhe për kryeministrin italian mungesa e një zgjidhjeje për zgjerimin është një sfidë e afërt

“Sfidë edhe tema,  shumë e rëndësishme për ne e me të cilën jemi përballur së fundmi, ende pa zgjidhjen e duhur ajo e zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim sepse qytetarët europianë nuk duhet të jetojnë me zhgënjimin e nuk duhet të ushqejmë mungesën e tolerancës, përkundër forcave përcarëse të shtëpisë së përbashkët europiane. 30 vjetori i rënis së murit të berlinit që u përkujtua të shtunën e kaluar duhet të na kujtojë se si vlerat e europës duhet të gjejnë tek institucionet një rojtar e udhëheqës efikas. Edhe këtu Italia e Gjermania janë të bashkuara për eficencën e shtëpisë së përbashkët europiane”, tha Conte.  

Që pas  vetos franceze për hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në Samitin e Këshillit Europian të 17 Tetorit në Bruksel, ka një ndërgjegjësim në rritje brenda BE për të korrigjuar atë vendim. Samiti i ardhshëm i Majit 2020 në Kroaci mes BE e Ballkanit Perëndimor do jetë mundësia e re që liderët europianë t’i rikthehen asaj vendimmarrjeje.

“Sfidë edhe tema,  shumë e rëndësishme për ne e me të cilën jemi përballur së fundmi, ende pa zgjidhjen e duhur ajo e zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Conte.

Edhe për këtë objektiv Italia e Gjermania duhet të vazhdojnë punën së bashku, prandaj janë të nevojshme takimet e vazhdueshme në mënyrë që të përballemi me këtë përgjegjësi të përbashkët europiane për t’u dhënë përgjigjet e duhura qytetarëve të kontinentit tonë. Me Gjermaninë nuk kemi të përbashkët vetëm objektivat por edhe modalitetet për t’i përmbushur. Nganjëherë nuk jemi të bindur njëlloj për  gjetjen e zgjidhjeve, por jemi të hapur për të biseduar e kemi një nivel të shlkëlqyer bashkëpunimi. Ne duhet ët vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim sepse qytetarët europianë nuk duhet të jetojnë me zhgënjimin e nuk duhet të ushqejmë mungesën e tolerancës, prandaj forcat përcarëse të shtëpisë së përbashkët europiane. 30 vjetori I rënis së murit të berlinit që u përkujtua të shtunën e kaluar duhet të na kujtojë se si vlerat e europës duhet të gjejnë tek institucionet një rojtar e udhëheqës efikas.Edhe këtu Italia e Gjermania janë të bashkuara për eficencën e shtëpisë së përbashkët europiane”

“Vizita ime e parë në Romë, kemi një marrëdhënie të ngushtë edhe në nivel botëror, kemi detyrën për të çuar para europën, të bashkëpunojnë ngushtë. Kemi një detyrë të madhe për të çuar para Europën”, tha Merkel./abcnews.al.

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono