Merkatoja e ekipeve shqiptare

23:19 | 22/06/201923:190

Merkatoja e transferimeve ka nisur vrullshëm për skuadrat shqiptare që marrin pjesë në kupat e Europës. Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani vijon përgatitjet në Slloveni.

Të kuqtë kanë zyrtarizuar dy afrime në repartin difensiv. Bëhet fjalë për mbrojtësin Esin Hakaj dhe Uilliam Kordeiro. Kryeqytetasit kanë kompletuar fazën mbrojtëse dhe synimi kryesor i klubit është nënshkrimi me një bomber që garanton gola. Të kuqtë kanë si objektiv futbollistin shqiptar Mirlind Daku dhe sulmuesin e Kievos Bismark i cili konsiderohet si pasuesi i Ekuban.

Mjaft aktive në këtë merkato ka qenë skuadra nënkampion Kukësi. Verilindorët do të luajnë ndaj Debrecen në turin e parë të Europa League dhe përforcimet ishin të detyruara. Skuadra e teknikut Gjoka ka zyrtarizuar plot 5 futbollistë. Emiljano Musta, Mark Van Basten Çema, Ilir Avdli, Bruno Lulaj dhe së fundmi ka firmosur edhe mbrojtësi Kitanovski. Ashtu sikurse Partizani, edhe Kukësi synon nënshkrimin me një sulmues potent pas largimit të Rexhinaldos.

Skuadra tjetër shqiptarë që merr pjesë në kupat e Europës, Laçi ka  pasur një merkato më pasive, por ka siguruar dy futbollistë tepër të rëndësishëm. Sulmuesin Baubueze dhe mbrojtësin me origjinë serbe Aleksander Ignjatoviç.

Merkato e fuqishme për skuadrën e Tiranës. Bardheblutë synojnë një sezon madhështor dhe kanë ofruar në skuadër tre ish-lojtarë të Flamurtarit. Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha janë tre përforcimet e para të bardhebluve. Skuadra më e titulluar në Shqipëri ka objektiva tË tjera dhe priten zhvillime të reja./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono