Merita e qeverisë shqiptare për shpëtimin e Alvin Berisha, propagandë apo realitet?

12:20 | 08/11/201912:200

Në një telefonatë me kolegun Taulant Kopliku, gazetari i Enkel Demi ka folur për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi i “Al hol” në Siri.

Sipas gazetarit Enkel Demi rasti i fëmijëve, motër e vëlla, Eva dhe Endri Dumani, është ndoshta edhe më tragjik e i rëndë, se i Alvin Berishës.

Me bisedën e zhvilluar në ABC-ja e mëngjesit me gazetarin e Le Iene, Taulant Kopliku, Enkel Demi tha se qeveria shqiptare do të ketë merita kur të riatdhesojë ata 73 fëmijë të tjerë që gjenden në këtë kamp dhe që secili prej tyre mbart historinë e vet tragjike.

Pjesë nga biseda në studio:

Enkel Demi: Në rrjetet sociale ke botuar dy certifikata me mbiemrin Dumani, vëlla e motër. Ky është episodi i dytë? Pra keni filluar të ndiqni këtë histori? Sepse kjo është një histori po aq e tmerrshme sa e Alvinit ndoshta akoma edhe më shumë…

Taulant Kopliku: Këto kanë qenë foto të hedhura për një risensibilizim të publikut. Ardhja e Alvinit të ishte si një urë e hapur për nxjerrjen edhe të fëmijëve të tjerë. Por për momentin nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim për këtë rast.

Enkel Demi: Uroj që vizita në Bejrut e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj të mos ketë qenë vetëm për të bërë një foto por për të bërë këtë operacion.

Taulant Kopliku: Në fakt ai ka qenë 10 ditë në Bejrut dhe shpresoj të ketë gjetur dhe kontaktuar persona të tjerë, që gjenden aty, dhe të nisë tërheqjen e tyre. Kam vënë re në një emision që zyrtarë pranë presidentit dhe kryeministrit vazhdojnë luftën për meritat e këtij operacioni.

Enkel Demi: Këto janë gjërat e shqiptarëve, ne kemi  një aftësi të çuditshme për ti vulgarizuar historinë dhe për ta bërë sa më banale deri në kufijtë e banales. Merita e qeverisë së e Shqipërisë ne e dimë se cilat janë. Ata kanë bërë thjesht atë që kanë i ka kërkuar shërbimet sekrete të huaja. Dokumentet dhe ndonjë mbështetje logjistike, kaq! Nuk kemi ndonjë meritë si qeveri, po të kishin do e kishin shpëtuar më herët Alvinin. Qeveria shqiptare do të ketë merita kur të shpëtojë edhe ata 73 të tjerët. Ky është moment propagandistik dhe kjo është qesharake.  /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono