Mërgim Mavraj fare pranë kalimit tek Fenerbahçe në Turqi

12:40 | 06/06/201812:400

Mërgim Mavraj është fare pranë kalimit në Superligën e Turqisë. Mbrojtësi shqiptar shpreson të largohet sa më shpejt nga Hamburgu dhe të ringjallë karrierën e rrezikuar muajt e fundit.

Tek Hamburgu shkoi si mbret, por përfundimi ishte i hidhur. Mërgim Mavraj, përtej përvojës dhe talentit, mbeti jashtë skuadrës në klubin e famshëm të Bundesligës, por tashmë ka një shans për të ringjallur karrierën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pranë finalizimit të marrëvëeshjes për të kaluar tek Fenerbahçe në Superligën e Turqisë.

Skuadra turke u shpall nënkampione këtë sezon dhe do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, duke nisur nga turi I tretë eleminator, pra nëse Mavraj kalon aty, do të ketë mundësi të luajë në garën më të madhe të klubeve në Europë.

Shqiptari nga Kosova e ka të domosdoshme të gjejë sa më shpejt një skuadër, për të vijuar karrierën, aq më tepër në moshën kritike 31-vjeçare.

Kjo do ta bënte të kthehej në nivelet e dikurshme, kur ishte një nga emrat kryesorë të kombëtares, që u kualifikua për në fazën finale të Euro 2016-ës në Francë.

Nëse shkon në Turqi, kjo do të ishte hera e parë në karrierë që Mavraj do të largohet nga Gjermania, ku ka luajtur për 13 sezone, duke shkëlqyer me Darmshtatin, Bohumin, Grojter Fyrtin, Këlnin dhe Hamburgun. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono