Menaxheri Giuffredi: Hysaj u tregua i mençur, nuk e do vetëm Roma

09:53 | 19/11/201909:530

Mario Giuffredi është nga ata që flet shumë. Mediat në Itali, kryesisht ato pranë Napolit, e pyesin shumë për të ardhmen e Elseid Hysajt. Shkodrani, i cili mungoi për disa kohë për shkak dëmtimi, provoi të luante titullar ndaj Genoa dhe dëshira është që të rimarrë formacionin në klubin italian.

Menaxheri i kapitenit të Shqipërisë, për “CalcioNapoli24 TV” ka deklaruar: “Më ka pëlqyer shumë ajo që Elsi tha në konferencën për shtyp me Shqipërisë, duke shprehur dëshirën për të zënë vendin e tij te Napoli. Nuk kanë qenë muaj të lehtë, pasi kemi menduar që ai duhet të largohet”.

Më tej ai shton: “E gjetëm veten në një situatë jo të lehtë, por e përballuam me inteligjencë të madhe. Veçanërisht lojtari, i cili dëshmoi mençurinë e tij. Pastaj erdhi edhe dëmtimi në ndeshjen me Torinon, që e bëri të rëndë situatën. Gjithsesi Elsi u rikuperua dhe luajti titullar kundër Genoa”.

“E ardhmja? Shohim një situatë të bukur me dy opsione, ose të largohet, ose të qëndrojë te Napoli, ku po luan mirë. Momentet jo të mira të shërbejnë për kuptuar gabimet. Roma? Hysaj ka oferta edhe nga jashtë Italisë”, ka deklaruar Giuffredi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono