Melania Trump i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

13:14 | 15/05/2018

Zonja  e parë amerikane, Melania Trump, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshkë për të ndaluar një hemoragji. Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë. Ndërsa burime nga spitali thanë për mediat amerikane se operacioni u krye me sukses dhe Melani do të dalë pas disa ditësh.

Momente të vështira për Melania Trump. Zonja e parë amerikane i është nënshtruar një ndrëhyrjeje kirurgjikale në veshka, ndërsa Shtëpia e Bardhë e cilësoi si një patologji beninje. Lajmi u konfirmua për mediat nga zëdhënësja Grisham dhe bëri xhiron e botës brenda pak minutash.

Melania, 48 vjeç, ish-modele me origjinë sllovene u operua mëngjesin e së martës në Uashington. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë gjatë operacionit, por më pas ka shkuar në spital. Sipas burimeve të spitalit, operacioni u krye për të ndaluar një hemoragji.

Zëdhënësja e zonjës së parë shtoi se operacioni shkoi ashtu si duhej dhe nuk do të ketë komplikacione. Edhe pse Melania Trump duhet të qëndrojë në spital për gjithë javën. Hera e fundit që një zonjë e parë u operua ishte në rastin e Nensi Regan në 1987-ë.

Melania Trump në këtë periudhë po shijon rritjen e popullaritetit tek amerikanët por dhe jashtë si një ikonë stili dhe elegance. Sidomos pas silsesit të madh për organizimin e darkës shtetërore në nder të Presidentit francez Emanuel Macron dhe zonjës së parë Brixhit./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono