Melania sfidon sërish Trump


23:07 | 21/06/2018

Melania Trump ka treguar se nuk do t’ia dijë për politikat agresive të bashkëshortit të saj president ndaj emigracionit. Ajo ka zhvilluar një vizitë në një nga kampet ku mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e ku është shprehur e gatshme të japë ndihmën e saj.

Melania Trump ka sfiduar sërish bashkëshortin president në lidhje me politikat e tij ndaj emigracionit, duke vizituar të enjten një kamp refugjatësh në Teksas, ku qëndrojnë fëmijët e ndarë nga prindërit. E veshur me një xhaketë ku shkruhej “Unë nuk dua t’ia di. Po ju?”, zonja e parë është ulur në një tryezë me zyrtarë dhe punonjës të kompleksit dhe ka folur qartë:

“Si mund t’ju ndihmoj që fëmijët dhe prindërit të bashkohen sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur ajo.

Kjo është pa dyshim vizita me profilin më të lartë që zonja Trump bën që pas operacionit në veshka, më 14 Maj. Në tryezën e bisedimeve, Melania ka falenderuar punonjësit për punën që bëjnë me fëmijët, të cilën nuk ka ngurruar ta cilësojë “heroike”. Më pas ajo ka vizituar disa seksione të kampit, ku ka folur me të miturit, të moshave nga 12 në 17 vjeç.

Përmes një përkthyesi, zonja e parë është shprehur e nderuar që po takohet me ta, ndërsa i ka ftuar që të tregohen të sjellshëm me njëri-tjetrin. Vizita e Melania në kampin e fëmijëve vjen një ditë pasi presidenti Trump firmosi urdhërin që ndalon ndarjen e fëmijëve, por që ende nuk i jep zgjidhje çështjes.

Ndërkohë, revista “Times” në edicionin e 21 Qershorit është hapur me titullin “Mirësevjen në Amerikë”, me presidentin Trump që qëndron përpara një vajze dy vjeçe duke qarë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono