Meghan më e lumtur se kurrë — s’ka folur me Kate që prej ndarjes nga familja mbretërore

11:45 | 29/01/202011:450

Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.

Ka patur mjaft raste ku është përfolur se dy kunatat nuk shkojnë mirë së bashku, edhe pse në daljet e tyre të përbashkëta publike kanë treguar se janë të afërta dhe se kanë marrëdhënie të mirë.

Por gjërat jo gjithmonë janë ashtu siç duket, pasi burime  për “Us Weekly” kanë treguar se Meghan dhe dukesha e Kembrixhit nuk kanë folur më me njëra-tjetrën që pas largimit të saj nga familja mbretërore.

Duket se krisja e marrëdhënies së tyre ka nisur më herët dhe pas largimit të Meghan në Kanada, Kate nuk ka më kontakte me të.

Kujtojmë se tashmë Harry dhe Meghan i kanë humbur titujt mbretërorë dhe se kanë nisur një jetë të re në një shtet tjetër, së bashku me djalin e tyre.

Ndërkohë burimet kanë shtuar se Markle nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur se tani.

“Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Eshtë e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat”, ka treguar burimi./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono