Mediu: Vendi i opozitës në Kuvend

14:30 | 12/01/201914:300

Edi Paloka: Ne kishim deklaruar se ligji që ishte paraqitur si projektligj prej nesh për Vettingun e politikanëve do të kishte një rezultat pozitiv atëherë sigurisht që marrëdhënia jonë me parlamentin do të ndryshonte. Në këtë rast, kur Rama e ka refuzuar me të gjitha format këtë projektligj dhe në fund e ka hedhur poshtë dhe në parlament sigurisht që vendimet tona do të jenë në përputhje me këtë pozicion të mazhorancës. Do të merret një vendim i të gjithë opozitës, por mendoj që vendimi pak a shumë është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë duke filluar nga kryeministri.

Nuk e mendon kështu aleati republikan i demokratëve, Fatmir Mediu, sipas të cilit, kauza e opozitës nuk është Vettingu në politikë, por ndërtimi i një shteti funksional politik dhe demokracie parlamentare.

Fatmir Mediu: Dhe roli i opozitës është i padiskutueshëm, atje ku është vendi i qytetarëve dhe në një demokraci qytetare vendi i qytetarëve është parlamenti. Prezenca jonë në parlament nuk ka të bëjë si sillet mazhoranca, por me marrëdhëniet që ne duhet të krijojmë me qytetarët shqiptarë. Kjo është bindja ime.

Përfaqësimi i këtyre të fundit në strukturat ligjvënëse të Kvendit e përtej është detyrë, por edhe pasqyrë e opozitës thekson Mediu.

Puna jonë në parlament duhet të synojë përfaqësim të interesave kombëtare si në komisione, si në parlament si dhe në delegacionet ndërkombëtare sepse në tërësinë e tyre formojnë profilin e identitetin të opozitës. Profili dhe identiteti i opozitës nuk formohet duke pritur që mazhoranca të votojë ato që i themi ne.

Një nga arenat kryesore të debatit parlamentar ku mazhoranca dhe opozita duhet të zhvillojnë, edhe në pritshmëritë e ndërkombëtarëve, është pikërisht reforma zgjedhore.

Problemi më i madh i shtuar edhe nga OSBE/ODHIR është blerja masive e votave nga grupe kriminale të lidhura me qeverinë. Si do ta zgjidhim këtë çështje? Ne jemi Republikë bananesh, nuk kemi gjyqësor, nuk kemi prokurori kemi vetëm një njeri që quhet Edi Rama që kontrollon çdo gjë. As fashizmi s’ka pasur diferencë në raport me këtë situatë. Pra jemi në një sistem të kontrolluar. Si duhet të kemi demokraci parlamentare? Këtë duhet ta gjykojmë me njëri -tjetrin dhe mendoj se sistemi me lista të hapura i jep më tepër frymëmarrje demokracisë, i jep më tepër rotacionit të figurave politike në Shqipëri dhe debatit real në interes të qytetarëve.

Vetëm kështu mund t’i kthehet parlamenti qytetarëve dhe efektiviteti garës dhe vetë parlamentit, thekson kreu i Partisë Republikane, e këtë opozita nuk mund ta bëjë nga jashtë mureve të Kuvendit./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono