Mediat publikojnë marrëveshjen e arritur mes Zaev dhe Tsipras


14:16 | 12/06/2018

Mediat greke dhe ato maqedonase kanë konfirmuar se kryeministrat Zaev dhe Tsipras kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur për cështjene  emrit me anë të një bisede telefonike. Gjë që nuk është cilësuar aspak serioze nga presidenti maqedonas Ivanov.

Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm e verifikuar me ndryshime kushtetuese, është kjo baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë këtë fundjavë nga Maqedonia dhe Greqia për çështjen e emrit. Lajmi është raportuar nga mediat maqedonase dhe greke.

Një nga pikat e kësaj marrëveshje është heqja e paragrafit “të mbrohen pakicat maqedonase”, nga Kushtetuta maqedonase. Ndërsa pjesa e hemogjenitetit të harmonizohet në mënyrë analoge me Kushtetutën greke.

Periudha e tranzicionit përcaktohet me ndryshime të dokumenteve të brendshme të Maqedonisë dhe ky proces do të lidhet me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut si dhe do të formohet komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet. Gjuha maqedonase është pranuar, me vërejtjen se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se ajo gjuhë ka prejardhje sllave, ashtu siç është nënvizuar në kornizën e OKB-së.

Në pjesën e nacionalitetit, termi maqedonas, qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të zbatohet me sqarimin plotësues se bëhet fjalë për popullatë të këtij vendi, që nuk ka lidhje me kulturën greke.

Më pas marrëveshja do të ratifikohet në parlamentin e Maqedonisë ku duhet shumica e votive dhe në rast se presidenti i vendit nuk pranon ta firmosë, atëherë marrëveshja do rikthehet sërish në Kuvend.

Pas ratifikimit qeveria greke do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s se inkurajon fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, pasi që të bëhen ndryshimet kushtetuese.

E nëse kjo ndodh Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së që mblidhet në datat 25 – 26 Qershor dhe samiti në 28 – 29 Qershor do t’i japë sinjal pozitiv Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat, pavarësisht kundërshtimin e Francës dhe Holandës, por me përkrahjen e Gjermanisë.

Samiti i NATOs në 11 Korrik të ftojë Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet, bazuar në ndryshimet kushtetuese.

Qeveria e Zaevit do t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur “Republikën e Maqedonisë” se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Në periudhën nga korriku deri në Dhjetor të vitit 2018, qeveria e Zaevit do të duhet të mbajë referendum dhe nëse rezultati është pozitiv do të vazhdojë me ndryshim të Kushtetutës. Në qoftë se rezultati i referendumit është negativ, ekziston Plani B: do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare me karakter referendumi për Shkupin.

Pasi procesi të përfundojë në Maqedoninë e Veriut, marrëveshja do të vihet për ratifikim në Kuvendin grek. Në të njëjtën kohë do të ratifikohet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO.

Por pas lajmeve të raportuara nag mediat greke dhe ato maqedonase ka reaguar Presidenti i Maqedonisë Ivanov, i cili akuzoi kryeministrin Zaev se po manipulon maqedonasit duke thënë se mosarritja e marrëveshjes do të vinte në rrezik serioz perspektivat e vendit.

Ai gjithashtu shtoi se është joserioze dhe e papërgjegjshme që çështja e emrit, e cila është shumë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, të zgjidhjet përmes telefonit dhe me marrëveshje personale mes dy kryeministrave, thuhet mes të tjerash në deklaratën për mediat të Presidentit të Republikës së Maqedonisë./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono