Mediat ndërkombëtare: Sërish protesta në Tiranë kundër qeverisë

14:40 | 05/03/2019

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë protestës së sotme në kryeqytet, ku kërkohej largimi i qeverisë së kryeministrit Rama. Disa prej tyre e transmetuan live.

Jo vetëm mediat e vendeve fqinjë por dhe ato amerikane e ruse I kanë dhënë një hapësirë të gjerë protestës së opozitës para parlamentit të vendit. Zëri Amerikës, dhe Ruptly TV kanë transmetuar dhe disa moment të protestës “live”. Në titujt kryesorë shkruhej se Tirana portestonte sërish kundër qeverisë, në një kohë që brenda sallës së parlamentit betoheshin deputetët e rinj.

Mediat italiane citojnë kryeministrin Rama i cili nga parlamenti deklaroi se nuk është i gatshëm të dorëzojë pushtetin në tavolinë, por që gjithësesi mbetej i hapur për bisedime.

Por lideri i opozitës Lulzim Basha, jashtë sallës kërkonte ndërkohë dorëheqjen e ekzekutivit, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Por kryeministri Rama theksoi se parlamenti ishte vendi ku e kishin vendosur pjesa më e madhe e shqiptarëve duke i dhënë detyrën për të qeverisur deri në vitin 2021

Uashington Post në postoi një fotografi që në fakt është publikuar dhe nga pjesa më e madhe e mediave të huaja, me titullin: Protestuesit rrethojnë parlamentin dhe kërkojnë zgjedhje të reja.

Dhe media prestigjoze si Foks Njus e Asociated Press, fokusonin raportimin e tyre pikërisht në këtë kërkesë të protestuesve dhe opozitës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono