Mediat maqedonase: Sigurohen 80 votat për ndryshimet kushtetuese

18:03 | 19/10/2018

Pas  tri ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë sot do të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që pritet të nisë nga çasti në çast.

Partitë e maxhorancës dhe kryeministri Zoran Zaev janë optimistë se do të mund të sigurohen 80 deputetë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Mediat në Maqedoni kanë njoftuar se është arritur shumica prej 2/3 e votave, por se kjo duhet të konfirmohet gjatë votimit. Në mjediset  e Parlamentit të Maqedonisë janë parë edhe deputetë të opozitës, të cilët ishin të akuzuar për ngjarjet e 27 Prillit, e që më pas gjykata i liroi të mbrohen në liri.

Burime të TV KLAN Maqedonia  thonë se ka pasur kontakte intensive, ku janë përfshirë edhe diplomatë të huaj të akredituar në  Shkup, në mënyrë që të sigurohet shumica e domosdoshme për implementimin e Marrëveshjes se Prespes edhe në ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferit që të fillojë seancën, ku do të shihet nëse ekziston shumica e shumëpritur e votave .

VMRO-DPMNE  ka përgënjeshtruar informacionet se 7 deputetë të saj do të votojnë “pro” ndryshimeve Kushtetuese. /abcnews.al

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono