“Medalje e mirënjohjes” për humoristin Skënder Sallaku

14:24 | 12/02/2019

Një nga rrugët e Tiranës shumë shpejt do të mbajë emrin e humoristit  Skënder Sallaku, i cili u nda nga jeta 5 vite më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ja bëri të ditur familjareve të aktorit të cilëve iu dorëzoi edhe “Medaljen e Mirënjohjes”. Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Sallakut kryebashkiaku vlerësoi kontributin dhe energjinë që ai i dha qytetit. “Doja shumë që t’iu jepja lajmin e mirë se një nga rrugët e Selvisë, aty ku ai është rritur, ku e njohin si të lagjes, do të mbajë emrin e tij. Më vjen mirë që ka qenë pjesë e një procesi ku po mundohemi që emërtimet e rrugëve apo shkollave t’i bëjmë për njerëz që na japin shumë krenari, që na kanë dhënë shumë gëzim në jetën tonë. Mezi pres që pas vendimit të Këshillit Bashkiak të bëjmë përurimin e rrugës së re”, tha Veliaj. Skënder Sallaku gjithashtu është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono