“Më mori në telefon përpara firmës me Juven, CR7 më i mirë se Messi”

14:32 | 23/10/201914:320

Patrice Evra dhe Cristiano Ronaldo janë miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Të dy luajtën për tre vite së bashku te Manchester United (2006-2009), ndërsa ish-mbrojtësi francez ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me transferimin e CR7 te Juventusi.

Evra, i cili i dha fund karrierës së tij gushtin e kaluar, luajti tre sezone me bardhezinjtë e Torinos. Në një prononcim për Sky Sports, 38-vjeçari tregon telefonatën e bërë me Cristiano Ronaldon përpara firmës së portugezit me kampionët e Italisë.

Evra dhe Ronaldo gjatë kohës që ishin pjesë e Manchester United

Më mori në telefon 20 minuta përpara se të firmoste me Juventusin dhe më pyeti se çfarë e bën kaq special këtë klub. I thashë që kultura e punës ishte perfekte për stilin e tij të stërvitjes. Mendoj se ai mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Mbaj mend herën e parë që Cristiano fitoi ‘Topin e Artë’. Më tha se dëshironte të fitonte më shumë trofe të tillë në të ardhmen. Nuk më befasojnë rekordet e tij. Ai punon çdo ditë për të qenë më i miri, është një makineri e frikshme. Preferoj Ronaldon përpara Messit“. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono