Me helikopter në Tiranë, si paraqitet gjendja e nxënëses së helmuar

17:22 | 24/10/201917:220

Një prej nxënëseve të helmuar në gjimnazin e Shupenzës këtë të enjte në Bulqizë ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për një nxënëse me iniciale G.Xh., 18 vjeç, e cila u soll në Tiranë me helikopter pasi ishte në gjendje më të rëndë se të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Abcnews.al mëson se 18-vjeçarja është nën përkujdesjen mjekësore të mjekeve të urgjencës në QSUT. Gjendja duket e stabilizuar, por mjekët e kanë kaluar në reaminacion. Në momentin që u soll në kryeqytet ajo kishte simptoma helmimi dhe paniku.

Policia ka mbyllur klasën ku ndodhi helmimi i nxënësve në Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se Policia dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kanë mbledhur provat për të zbuluar se çfarë solucioni është përdorur.

Prindërit kanë treguar se ngjarja ka ndodhur pas pushimit të gjatë dhe nxënësit kanë qëndruar në klasë për një orë, pavarësisht erës së rëndë.

Pesë nxënës ndodhen në spitalin e Bulqizës, ndërsa tre të tjerë në spitalin e Peshkopisë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono