14:35 | 09/05/2019

14% e atyre që kanë përfunduar studimet e larta në Shqipëri nuk punojnë. Personat me diplomë universitare sipas Institutit të Statistikave renditen të dytë për papunësinë pas atyre me arsim të mesëm. Më i lartë niveli i papunësisë paraqitet tek të rinjtë me 28.3% të tyre të papunë.

Të diplomohesh nuk do të thotë automatiksht se do të punësohesh. Në Shqipëri 14% e atyre që kanë përfunduar universitetin janë të papunë. Shifrat vijnë nga Instituti i Statistikave i cili ka analizuar tregun e punës vitin e shkuar dhe ka nxjerrë në pah se personat me arsim të lartë përbëjne grupin e dytë të të papunëve në vendin tonë pas atyre me arsim të mesëm.

“Ku ka punë për pleqtë, s’ka për të rinjtë. Kam arsimin e lartë për tekstil”.

Ndonëse vitin që lamë pas papunësia u ul me 1.4%  krahasuar me një vit më parë ajo sërish mbetet e lartë. Rreth  12.3% e popullsisë në vend nuk punon.

Përqindje më e larte vihet re mes të rinjve të grupmoshës 15 deri në 24 vjeç me 28.3%.  Të pyetur  nga ABC News ata e shohin të vështirë gjetjen e një pune në vend.

“Nuk ka shumë mundësi punësimi, as nuk vlerësohet puna asgjë”.

“Është e vështirë, më shumë funksionon pjesa e mikut të them të drejtën”.

Pesimizmi rritet me rritjen e moshës.

“Po normal që është e vështirë dhe në këtë moshë”.

Papunësia është më e lartë tek burrat, me 12.7%  se tek gratë 11.9%.

“Kam kërku punë, po s’kam gjet moshën time nuk e preferojnë”

“Pa punë, isha në punë po më hoqën padrejtësisht”.

Qarku me papunësinë më të lartë sipas Institutit të Statistikave është Vlora dhe pas tij vjen Lezha. Ndërsa qytetet me numrin më të vogël të të papunëve janë Dibra dhe Korça. /ABC News Albania 24/7

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono