Më 20  mars rikthehet Festivali i Teatrit të shkollave të mesme

17:50 | 13/03/2019

Rikthehet Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme të Tiranës. 10 shfaqje do të ngjitën në skenën e ArTurbinës nga gjimnazistë dhe regjisorë të rinj, nga data 20 mars deri në 3 prill. E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila e konsideroi këtë projekt shumë  domethënës për identifikimin e talenteve.

Nga skena e Arturbina do  të nisë më 20 mars edicioni i dytë i teatrove mes gjimnazeve të Tiranës. 10 gjimnaze të Tiranës ngjisin në skenën e teatrit 10 shfaqje  nga repertori i huaj dhe ai shqiptar. Në prezantimin e këtij projekti ishte edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila u shpreh entuziaste.

Edicioni i dytë i festivalit tek Arturbina, dt.20 mars-3 prill. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, të cilët do të ngjiten në skenë.

Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme, në edicionin e dytë do të mbahet në  ArTurbina. Gjimnazistët e dhjetë shkollave në Tiranë, do të ngjisin në skenën e teatrit shfaqje, si “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, “Shtëpi kukulle”, “Testamenti”, “Përtej horizontit” edhe të tjera, nën udhëheqjen e regjisorëve të rinj. Festivali u jep mundësinë, të gjithë të rinjve, që kanë talent dhe dëshirë për t’u marrë me art, që t’i zhvillojnë më tej njohuritë e tyre. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, duke u uruar mirëseardhjen në teatër

Ndërsa, gjimnazistët ndanë mes tyre eksperiencën e fituar gjatë këtij udhëtimi.

Regjisorët e rinj që po punojnë në dhjetë shkolla të kryeqytetit, janë: Ledjan Gjeçi – “Arben Broci”, Algiona Aga – “Sami Frashëri”, Alba Shtembari – “Petro Nini Luarasi”, Deljana Topulli – “Aleks Buda”, Ledio Shehaj – “Andon Zako Çajupi”, Albi Dhima – “Qemal Stafa”, Françeska Hysi – “Ismail Qemali”, Marsel Greva – “Partizani”, Xhuliano Brisku – “Besnik Sykja”, Emiljano Bufazi – “Abdulla Keta”. /abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono