Mbyllja e pikave të basteve, qytetarët mendojnë pozitivisht për vendimin

16:08 | 10/10/2018

Vendimi i qeverisë për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit prej 1 Janarit 2019, shihet si diçka mjaft pozitive nga qytetarët shqiptarë dhe si një hap i vonuar nga ana e kryeministrit Rama, i cili bëri të ditur vendimin gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së martë.

Vendimi i kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove elektronike, shihet si një hap pozitiv dhe disi i vonuar nga qytetarët shqiptarë, të cilët theksojnë se kjo është një plagë e madhe për shoqërinë shqiptare dhe ekonominë e tyre.

Qytetari 1: “Që të mbyllen shumë mirë, sepse familjet po ndahen, po vriten, po sakatohet shqiptari”.

Qytetari 2: “Që të mbyllen shumë mirë”.

Qytetari 3: “Ore t’i çojnë të gjitha në Serbi e Maqedoni nuk duam asgjë në Shqipëri”.

Qytetari 4: “Të ishte bërë një orë e më parë”.

Qytetari 5: “Mendoj se është pozitive përderisa njerëzit shpenzojnë shumë kohë në to. Harxhojnë para”.

Qytetari 6: “E vonuar”.

Jashtë kameras ka edhe mjaft qytetarë, të cilët shpresojnë që vendimi i kryeministrit Rama të gjejë zbatim të menjëhershëm dhe mos të anashkalohet, pasi vendime të tilla janë premtuar prej kohësh në fushata elektorale.

Gjatë ditës së martë kryeministri bëri të ditur se pas datës 1 Janar 2019 nuk do të ketë pika bastesh dhe lojërash fati, të cilat i kanë shkaktuar mjaft probleme ekonomisë së vendit dhe familjeve shqiptare./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono