Mbyllet pjesa e parë në Durrës, mungon goli në takimin Teuta-Laçi

17:49 | 21/01/202017:490

Është mbyllur pjesa e parë në Durrës mes Teutës dhe Laçit, me rezultatin e barabartë 0-0. Të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre për të shënuar, por loja u dominua më shumë në mesfushë, aty ku nuk mungoi lufta e ashpër sportive.

Nwabueze u markua mjaft mirë nga Shkalla, me mbrojtësin e Teutës që fitoi pothuajse çdo duel ajror me bomberin e Laçit. Cungu bëri dhe një zëvendësim të shpejtë, pasi Ignjatovic u dëmtua dhe u zëvendësua nga Gjoni.

Në minutën e 32-të, Avdyli kishte mundësinë më të mirë për Teutën, por e majta e tij brenda zonës ndalet mjaft mirë nga Stajila. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe skuadrat do të tentojnë ta fitojnë sfidën në 45 minutat e dyta. /abcnews.al

Kategoria Superiore, java 18

TEUTA – LAÇI   0-0

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila.  Trajner: Edi Martini

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic (Gjoni 6′), Domgjoni, Rapo (Turkaj 20′), Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Eldorjan Hamitaj

Kartonë të verdhë: Kallaku 41′ / Greca 44′

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono