Mbretëresha bashkon Princ William dhe Harry

12:25 | 14/02/202012:250

Princ William dhe Princ Harry do të shfaqen bashkë muajin tjetër, pas kaq kohësh shkëputje që prej largimit të dukës së Sussex nga pallati mbretëror. Aktualisht Harry është duke jetuar në Kanada së bashku me partneren e tij, Meghan. Burime për ‘Cosmopolitan’ kanë bërë të ditur se Harry do të rikthehet në muajin mars në Londër pranë vëllait të tij.

Ka qenë mbretëresha Elizabeth e cila ka kërkuar bashkimin e Harry-t dhe William në eventet e muajit mars. Ajo ka theksuar se dëshiron që ata të dy të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë gjithmonë të bashkuar.

Kujtojmë se pas largimit të Harry-t nga Kensington, Elizabeth u shpreh se e respekton vendimin e tij ndonëse do donte që ai të ishte gjithmonë pjesë e pallatit mbretëror./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono