Mblidhen firma në të gjithë Kosovën për bashkimin e Mitrovicës

11:52 | 25/12/201811:520

Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë mund të firmosin peticionin për bashkimin e Mitrovicës, ndërkohë që kryetari i këtij qyteti Agim Bahtiri ka qenë i pari që e ka nënshkruar atë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte i pari që ka nënshkruar peticionin për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës ta nënshkruajnë peticionin në fjalë.

E përditshmja e Kosovës “Zëri” shkruan se kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut ka thënë se peticioni do të dështojë.

Këtë javë ka nisur në Mitrovicë nënshkrimi i peticionit për bashkimin e këtij qyteti. Vendimi për peticionin u mor pasi Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal refuzoi kërkesën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe vendimin e Kuvendit të Mitrovicës për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Bahtiri tha se bashkimi i qytetit nuk cënon në asnjë mënyrë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Ai ka shtuar se peticioni ka shtrirje, do të nënshkruhet në gjithë Kosovën, ndërsa theksoi se në Mitrovicë janë vendosur pesë pika ku mund të nënshkruhet peticioni.

Këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive në nivelin qendror, duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Agim Veliu, Fatmir Limaj e shumë të tjerë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono