Mbledhja në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pikëpyetjet e Gjiknurit dhe Hajdarit

15:41 | 07/11/201915:410

Larg vëmendjes së mediave ranë dakord se duhet të riformatohet Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe i gjithë administrimi zgjedhor por nuk kanë ende të qartë se do të realizohen.

Pikëpyetjet bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore i bënë publike pasi dolën nga mbledhja që zgjati rreth 2 orë e 30 minuta.

“Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit. Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime”, tha Gjiknuri.

“Kyçi është se do kalojë në kuvend me 2/3. Një llojë formule për 30 vitet e ardhshme. Vota e shqiptarëve do numërohet. Garancinë do e marrim në momentin që do pyete të gjithë. Do të kemi mbledhje tjetër për draftin e dytë”, tha Hajdari

Për opozitën parlamentare brenda muajit nëntor duhet të propozohen edhe ndryshimet në sistemin zgjedhor ndonëse mazhoranca  sheh me përparësi  përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Edhe ndryshimi i sistemit do të jetë më një propozim brenda muajit nëntor. Ajo që po ndodh sot është në shërbim të shqiptarëve. Ka rënë besimi në votën e tyre. Të konsiderohet si një mbyllje kapitulli dhe për të parë një administrim të ri zgjedhjesh. Vullneti jonë është që të besojnë që vota e tyre të vlejnë për të gjitha zgjedhjet. Do ketë takim sërisht me shoqërinë civile. U kërkoj ekspertëve të marrin parasysh propozimet nga shoqëria civile dhe nga subjektet e tjera politike”, deklaroi Hajdari.

Përfshirjen e opozitës jashtë parlamentit e mirpret bashkëkryetari tjetër i komisionit të reformës zgjedhore. Për Damian Gjiknurin Partia Demokratike është pjesë integrale e këtij komisioni.

“Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t’u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish. Nëse PD-ja do të jetë dakord që propozimet e saj të merren parasysh nga komisioni do të ishte një gjë e mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Ndërkohë opozita e bashkuar po punon për hartimin e draftit të reformës zgjedhore  ku do të përfshihen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR, por edhe problemet e evidentuara në të paktën dy zgjedhjet e fundit, si dhe ato që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe fushatat elektorale./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono