Mbledhja e dytë e Komitetit të Rindërtimit: Do ndërtohen të parat banesat individuale

21:15 | 09/12/201921:150

Mbledhja e dytë e Komitetit për Rindërtimin i hapi rrugë nisjes së ndërtimit të banesave. Kryeministri Rama bëri me dije se rindërtimi do të nis me banesat individuale dhe më pas me pallatet.

Fondacionet do të menaxhojnë vetë fondet e tyre, ndërsa nga buxheti do të jenë 20 miliardë lekë që do të shkojnë për programin e rindërtimit.

Rindërtimi do të nis nga banesat individuale. Vendimi u komunikua në mbledhjen e dytë të Komitetit për Rindërtimin dhe ndryshe nga sa propozoi kryeministri fondacionet do ti menaxhojnë vetë fondet që kanë mbledhur.

Profesorja Luljeta Bozo i kërkoi qeverisë një dokument ku të jenë evidentuar shkalla e dëmtimeve të banesave, ndërsa tregoi shqetësimin sa i përket  objekteve në qytet.

“Në qytete kam një shqetësim të madh,  ka objekte që i kanë rezultatet, por ka kaq shumë ndërhyrje që unë nuk di sa mund të rezistojnë. Këta që kanë bërë këtë dëm, duhet të përgjigjen, por ne duhet të kemi një verifikim të atyre objekteve që kanë ndërhyrje”, tha ajo.

Shqetësimit të Bozos iu bashkua dhe inxhinieri Arben Meçe dhe ftoi kryeministrin të shkojë në Shijak, ku situata është alarmante.

Kryesuesi i Komitetit, Arben Ahmetaj bëri me dije fondin që do të shkojë për rindërtimin, nga buxheti i shtetit. Ai sqaroi se nuk do të preken pagat dhe pensionet.

Kryeministri në tryezë paraqiti dhe një pasqyrë të situatës së objekteve të dëmtuara rëndë. Ai tha se në total janë 261 pallate dhe 2137 banesa që janë të dëmtuara rëndë dhe që janë shpallur të pabanueshëm./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono