Mbjellja e pemëve, Veliaj: Thyejmë rekordin e vitit të shkuar

14:22 | 17/02/2019

Krahas investimeve në infrastrukturë, Parku i Madh i Liqenit në Tiranë po vijon të pasurohet dhe me pemë të reja, duke u kthyer kështu në një nga hapësirat më të dashura për qytetarët. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ftoi qytetarët të japin kontributin e tyre për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës syon të thyejë rekordin e vitit të shkuar sa i përket mbjelljes së pemëve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni që do të zgjasë deri në muajin Prill.

“Patjetër që artistët mund të mbjellin pemë, patjetër që bizneset mund të mbjellin, kompanitë, por e di çfarë, çdo qytetar mund të mbjellë pemë, për ditëlindje, për sebepe, për 7-8 Marsin, për Ditën e Verës. Kemi kohë deri në prill që ky qytet të thyejë rekordin e mbjelljes së pemëve dhe pavarësisht se ka nevojë për çdo investim, por investimi më i sigurt dhe më i thjeshtë është një pemë që mbledh dioksid karboni dhe lëshon oksigjen. Një pemë që dhuron oksigjen, dhuron jetë, dhuron shëndet, është investimi që çdo familje mund ta bëjë”.

Infrastruktura e ndryshuar, por dhe puna e bërë me gjelbërimin ne parkun e liqenit artificial në Tiranë u shpreh kryetari i bashkise premton një tjetër sezon fantastik aktivitetesh në amfiteatrin e liqenit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono