Mbi 69 milionë libra në raftet e bibliotekave

08:15 | 12/07/2019

Bibliotekat në Turqi kanë pasur rreth 69,3 milionë libra në fund të vitit 2018, njoftuan nga Instituti Turk i Statistikave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga TurkStat thonë se numri i librave në bibliotekat turke u rrit me 7,43 për qind vitin e kaluar në krahasim me vitin 2017, kur kishte 64,5 milionë libra.

Nga ky institut thonë se deri në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 31.500 biblioteka, përfshirë bibliotekën kombëtare dhe bibliotekat publike dhe universitare.

“Numri i librave në Bibliotekën Kombëtare (që ndodhet në Ankara) ishte 1.463.488 në vitin 2018 me një rritje (vjetore) prej 3,8 për qind. Materiale tjera në Bibliotekën Kombëtare janë gjithsej 197.216 në vitin 2018 me një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2017”, thuhet në raport.

Në Turqi, ka 191 universitete me të paktën një bibliotekë dhe 3,9 milionë anëtarë të regjistruar në vitin e kaluar.

“Numri i bibliotekave universitare u rrit me 6 për qind në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 dhe arriti në 598”, thonë nga TurkStat.

Të dhënat zyrtare gjithashtu thonë se bibliotekat universitare në vend kanë 17,6 milionë libra, rreth 1,7 milionë publikime periodike, 92 milionë libra elektronikë, mbi 700 mijë punime dhe rreth 1,2 milionë materiale tjera.

Raporti i ardhshëm i TurkStat për bibliotekat do të publikohet në korrik të vitit 2020./AA


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono