Mbesin përgjysëm punimet për mbikalimin e këmbësorëve në Rrugën e Kombit

15:00 | 04/09/201915:000

Ndërsa dublimi i urave në Rrugën e Kombit përfundon për pak ditë dhe pritet hapja e krahut të lëvizjes në drejtim nga Morina në Kukës, për mbikalimin e këmbësorë nuk është e njëjta gjë. Punimet janë ndërprerë dhe sipas burimeve të ABC News firma është larguar.

Gruaja çdo dite rrezikon jetën për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Ka turp për atë që po bënë dhe i shmanget kameras. Por i duhet çdo ditë të zbresë në qytet për të shitur qumështin.

Prej mese një viti, mbikalimi i planifikuar për ndërtim ende nuk ka përfunduar.

Ka mbetur për fare pak punë, për të krijuar bazamentet anësore që shërbejnë për ngjitje në mbikalim, dhe shtresat për kalim të këmbësorëve mbi konstruksionin e metalit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kontraktoi një kompani për të kryer punimet e parashkuara për 10 muaj. Por burime për ABC Neës tregojnë se kjo kompani ka ndërprerë kontraten, për arsye financiare.

Tre të tilla ishin planifikuar për t’u ndërtuar në segmentin Kukës-Morinë, dy prej të cilave ishin thuajse drejt përfundimit. Kurse  mbikalimi i tretë në afërsi të liqenit nuk nisi asnjëherë.

Ndryshe po ndodh me dublimine urave. Punimet janë në përfundim e sipër. Pas dy ditësh mendohet të hapet i gjithë krahu i lëvizjes në drejtim nga Morina në Kukës.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono