Mbappe luan shansin e fundit për të fituar Këpucën e Artë

15:49 | 24/05/2019

Sonte në mbrëmje do të vendoset edhe fituesi i Këpucës së Artë për sezonin 2018-19. Mbappe duhet të shënojë plot 5 gola për të mposhtur Lionel Messin.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet java e fundit në kampionatin francez. PSG është shpallur kampion prej kohësh, por në skuadrën e teknikut Tuchel pritet ta ndihmojnë Kilyan Mbappe të realizojë së paku katër gola për të barazuar Lionel Messin në garën për Këpucën e Artë.

Argjentinasi ka realizuar gjithsej 36 gola, ndërkohë që ylli francez e ndjek me katër gola më pak. 19-vjeçari shënoi dy gola në ndeshjen e kaluar ndaj Dijon ndërkohë që Messi iu përgjigj me dopietë personale përballë skuadrës së Eibar.

Për t’u shpallur fitues i çmimit Këpuca e Artë, Mbappe i duhet të shënojë plot 5 gola. Në rast se barazon Lionel Messin do ta ndajë sëbashku me argjentinasin këtë trofe. Misioni nuk është aspak i lehtë për Mbappe, por pak ditë më parë, kampioni i botës me Francën tha se asgjë nuk ka përfunduar dhe është besimplotë se do të dalë fitues.

PSG do të luajë në transfertën e Reims që luan për prestigj dhe pa objektiva madhore. Për këtë duel në kampin e kampionëve në fuqi të Francës do të mungojë Neymar dhe Thiago Silva./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono