May: Qytetarët e BE gjatë tranzicionit duhet të trajtohen ndryshe

10:39 | 01/02/2018

Kryeministrja britanike Tereza Mej kundërshton propozimin që parashikon lejimin e të drejtave që lidhen me qëndrimin në vend të qytetarëve europianë gjatë periudhës së tranzicionit pas Breksit. Lajmi bëhet i ditur nga BBC. “Duhet të ketë ndryshim në trajtim mes atyre që mbërrijnë në vend pasi Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Unioni Europian dhe atyre që kanë ardhur më përpara”, u shpreh për BBC shefja e qeverisë së Londrës.

Në këtë mënyrë Mej ka hapur një front të ri debate me BE-në në sajë të negociatave për Breksit. Sipas saj nuk ka një akord lidhur me statusin e qytetarëve europianë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në periudhën e tranzicionit pas divorcit. Qytetarët e Unionit, të cilët do të jenë në Britani pas marsit të 2019 nuk do të kenë të drejta të njëjta me ata që gjendeshin më përpara në vend.

Sipas shtypit britanik, i cili ndjek udhëtimin 3-ditor të Mej në Kinë, për qytetarët e BE-së në Britani, gjatë periudhës së tranzicionit duhet të jetë e domosdoshme pajisja me leje pune, do të ketë kufizime në aksesin në sistemin shëndetësor, social, të edukimit dhe punësimit si dhe duhet të regjistrohen në hyrje të vendit.

Duke folur me gazetarët, May ka thënë se detajet “janë duke u negociuar për periudhën e zbatimit, por është e qartë se ekziston një dallim midis atyre që erdhën përpara daljes nga BE dhe atyre që vijnë kur tashmë dihet se Mbretëria e Bashkuar po largohet nga BE”. Shefja e qeverisë kundërshtoi idenë e atyre që thonë se nuk do të ketë shumë ndryshime pas divorcit. “Ajo që po bëjmë është puna që britanikët I kanë kërkuar qeverisë të bëjë, të realizojë Breksit dhe nuk kanë votuar që asgjë të mos ndryshojë”, u shpreh Mej./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono