Maturantët edhe tre ditë kohë për të konfirmuar të dhënat

15:25 | 12/07/2018

Aplikimet për në universitet këtë vit nisin më 30 Korrik. Por maturantët nuk mund të aplikojnëpa kryer pagesën në një bankë të nivelit të dytë apo në sportelet e Postës Shqiptare dhe pa konfirmuar të dhënat e tyre në portalin UAlbania. Afati i fundit për këtë është data 15 Korrik.

Të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në Shqipëri kanë edhe tre ditë kohë për të konfirmuar të dhënat e tyre në portalin UAlbania.  Pa kryer këtë proces kandidati për student nuk mund të vijojë aplikimin.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar shpjegon se maturantët, fillimisht duhet të identifikohen në portal përmes numrit personal dhe ID-së së maturës, të printojnë faturën me të cilën duhet të kryejnë pagesën në një bankë të nivelit të dytë ose në sportelet e Postës Shqiptare.

Mandati i dërgohet mësuesit përgjegjës, i cili konfirmon pagesën në sistem ndërkohë që për herë të parë maturanti pajiset me një kod personal sigurie.

“Nxënësi e ruan këtë kod pasi do të jetë kodi me të cilin ai do mbyllë aplikimin A2 në  periudhën, kur do të hapet portali për të hedhur preferencat. Deri tani kemi pothuajse 50% të aplikantëve në formularin A1, A1Z, të cilët e kanë tërjequr mandat pagesën dhe po bëjnë konfirmimin në portal”.

Aplikimet nisin me 30 Korrik dhe zgjasin deri me katër gusht. Ashtu si dhe vitin e shkuar renditja e dhjetë degëve të parapëlqyera do të bëhet online, por ajo që ka rëndësi janë kriteret e pranimit. Për të orientuar më qartë kandidatët për studentë, portali është pasuruar me informacione shtesë.

“Portali ka filtra të caktuar, që në bazë të notave mesatare që ata kanë aplikojnë vetëm në ato degëë që  janë të aksesueshme për ta. Përshembull për degën e mësuesisë, nga ky vit është vënë mesatarja shtatë, kështu që të gjithë studentët që duan të futen në këtë degë, po nuk patën këtë mesatare, nuk do ta kenë mundësinë. Ata studentë që duan të studiojnë degë të caktuara, por kriteret ndryshojnë nga universitetet është një ikonë ku tregon programin e studimit, ku ata mund të zgjedhin të njëjtin program në disa universitete dhe të shikojnë se si ndryshojnë kriteret. Ku duhet të kenë tjetër kujdes studentët: është gjithashtu një pjesë e statistikave, ku janë të gjitha statistikat e fitusve të vitit të kaluar të fazës së parë dhe fazës së dytë për raundin e parë dhe raundin e dytë”.

Formularin A2 pritet ta plotësojnë rreth 26 mijë maturantë. Atyre që nuk shpallen fitues në raundin e parë të aplikimeve në muajin shtator do t’u jepet edhe një tjetër mundësi./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono