Matteo Salvini i vetmuar në qëndrimet e tij si në politikë

10:30 | 03/08/201910:300

Mateo Salvini, ministri i Brendshëm Italian, njëkohësisht zv. kryeministër e lider i Legës, shfaqet gjithnjë e më i vendosur në qëndrimet e tij. Kjo pavarësisht presioneve si nga aleatët në qeverisje ashtu dhe nga kolegë ndërkombëtarë. Një këmbëngulje që po e izolon gjithnjë e më shumë.

Mund  të konsiderohet një lajm ‘bombë’ por dhe një shqetësim ai I Bazfid, për zv/kryeministrin Italian Matteo Salvini. Fillimisht për atë që u zbulua nga audio përgjimet për takimin në Metropolin e Moskës. Është I turpshëm vetëm mendimi se mund të ketë pasur qoftë dhe një përpjekje për të marrë para ruse për Legën. Një parti sovraniste e cila vetëshpallet mbrojtëse e interesit kombëtar, nuk mund të marrë para nga fuqi të huaja. Marrëveshje politike dhe aleanca, dhe pse të diskutueshme, janë një tjetër gjë. Ndërsa marrja e parave nënkupton një marrëdhënie varësie apo kushtëzimi.

I vetmi person I identifikuar nga gjashtë pjesëmarrësit në takim – tre Italian dhe tre rusë – është Xhanluka Savoini, një mik prej 25 vitesh dhe ish zëdhënës I Salvinit, aktualisht president I shoqatës Lombardi – Rusi, pa një post zyrtar në partinë e Legës, po ende shumë pranë kryetarit për sa I përket marrëdhënieve me Rusinë. Aq sa e ka shoqëruar Salvinin dhe në dy vizitat e tij zyrtare në Moskë. Atëherë në emër të kujt fliste Savoini në Metropol? Nuk mund të merret për e mirëqenë që firmoste marrëveshje në emër të partisë por a nuk mund të përjashtohet si fakt. Nuk dihet ende as se dhe në emër të kujt flisnin rusët të cilët ende nuk janë identifikuar.

Strategjia mbrojtëse e Legës përballë sulmeve politike që i vijnë nga e majta – funksionon  vetëm nëse Lega nuk ka marrë asnjë rubël, ashtu si këmbëngul Salvini.

Por Salvini duhet të shqetësohet dhe për diçka tjetër aktualisht. Nga vjen audio-përgjimi? Dhe kush ia ka dorëzuar Bazfid? E pse pikërisht në këtë kohë?

Pas zgjedhjeve parlamentare evropiane, dhe pse me një rezultat të mirë Salvini mund të konsiderohet se gjendet në një fazë delikate.

As një muaj më parë, Salvini ndodhej në vizitë zyrtare në Uashington ku u takua me zv/presidentin amerikan Majk Pens dhe sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo. Një vizitë e cila nga shumë u interpretua si një akreditim në administratën Trump të një lideri politik Italian, i favorizuar për të qenë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Një zgjedhje e mirë kjo nga Salvini, për të marrë besimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gati – gati një “bekim”, para se të nisë betejën për postin e kryeministrit.

“Italia është ndërmjetësuesi i parë, më i besueshëm dhe më i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin evropian”, deklaronte Salvini në Uashington. Për të shtuar më pas se Italia ishte vendi më i madh evropian me të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund dhe duan  të dialogojnë. Dhe pas takimit me Pompeo, do të ishte radha e dy deklaratave totalisht në të njëjtën linjë me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në kontrast të pastër me atë të Rusisë:

I takon Putin që të bëjë një hap përpara, pozitiv dhe konkret në Ukrainë para se të kërkojë heqjen e sanksioneve.

Dhe më pas Salvini premton se do të impenjohet personalisht për të njohur Huan Guaido si presidentin e ligjshëm të Venezuelës.

Por si I priti Kremlini deklaratat e tij? Jo dhe aq keq do të thuhej, duke marrë për bazë fjalët e pak ditëve më pas, para se të mbërrinte ën Romë, Putin than ë një intervistë për “Korriere dela Sera: “Salvini ka një qëndrim të ngrohtë për vendin tonë. Jemi takuar në vitin 2014, dhe që atëherë kemi kontakte të vazhdueshme mes Rusisë së Bashkuar dhe Legës, parti që bashkëpunojnë në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi. Si për të thënë: Jeni ju që zgjodhët, nuk e mbani mend?

Audio e publikuar nga Bazfid, mes pasojave të shumta ka dhe atë të krijimit të disa dyshimeve në Uashington për sa i përket sinqeritetit të Salvinit dhe të përpjekjes së tij për tu akredituar si një ndërmjetësues i besueshëm për Shtëpinë e Bardhë: si mund të ketë besim, kur vetëm pak muaj më parë një njeri I tij negocionte në Moskë një plan sekret për të marrë financime ruse?

Nga ana tjetër nuk është një mister që para vizitës së Salvinit, që kur në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump, Lega është afruar shumë me Uashingtonin. Pavarësisht admirimit këmbëngulës të zv/kryeministrit Italian për Putin dhe një rryme të fortë filoruse pranë tij, ndoshta Lega nuk ka qenë asnjëherë kaq shumë filo amerikane dhe atlantike në historinë e saj. Mjafton të kujtojmë manifestimet e organizuara nga ajo anti – Nato, pro Sadam dhe pro Miloshevic.

Pra nuk ka aq material sa duhet për të menduar për një paralajmërim nga ana e Moskës për dy provat zhgënjyese të Legës. Kjo e fundit do të duhet të japë llogari për qëndrimin e paqartë në marrëdhëniet mes shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në një moment ku të dy fuqitë janë sërish në garë për ndikimin që synojnë të kenë në Europë dhe në mënyrë të veçantë tek partitë e ashtuquajtura sovraniste dhe euroskeptike.

Bazfid gjithashtu është uebsajti që në 11 Janar të vitit 20017, nëntë ditë para uljes në shtëpinë e Bardhë të presidentit të ri amerikan, publikoi dosjen “Stil” për të përbaltur Trump, dhe pse dihej që ishte një lajm i rremë, i përgatitur nga shërbime të huaja, me burime dhe ruse, me porosi të rivalëve politikë. Një dosje e cila ka udhëtuar mes Londrës dhe Romës përpara se të mbërrinte në FBI dhe t’i dorëzohej të gjitha mediave anti-Trump, deri tek Bazfid e cila e publikoi dhe pse ishte përgënjeshtruar prej ditësh. Kjo me qëllimin për të arsyetuar kërkesën për autorizimin që FBI të vëzhgonte këshilltarin e fushatës së Trump, Karter Pejxh. Por Bazfid vijoi përgjatë gjithë procesit “Russiagate”, të publikojë të dhëna që ushqenin përplasjen dhe pse ishin të pabazuara

Ndërkohë sidomos tek Lega, prej javësh shtrohet e njëjta pyetje pa përgjigje: “Përse Matteo Salvini vazhdon të qëndrojë në qeveri me Lëvizjen me Pesë yje? Dhe sigurisht që deklarata e Salvinit sipas të cilës ai është një burrë që mban fjalën nuk është shumë bindëse. Kjo  për faktin se Salvini i kishte dhënë fjalën dhe Silvio Berluskonit dhe Xhorxha Melonit, për të nënshkruar më pas një marrëveshje me Luixhi di Maion”.

Ishin të shumtë ata që deri pak kohë më parë ishin të bindur se Salvini, i fortë nga suksesi në zgjedhjet parlamentare evropiane, dhe nga sondazhet që e tregojnë gjithnjë e më shumë në rritje, do të prishte marrëveshjen me Luixhi di Maion. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende

Sjellja e Mateo Salvinit shpesh herë ka përfunduar në qendër të kritikave. Janë të shumtë ata që mendojnë se në disa raste sjellja e tij madje është jashtë logjikës

Sikur të mjaftonin shifrat, ato të ministrisë së tij, Matteo Salvini nuk duhej të bënte më kaq shumë zhurmë për ata dhjetëra emigrantë që mbërrijnë në brigjet italiane. Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme italiane, emigrantët e mbërritur në Itali që nga fillimi i këtij viti janë 3.079, 82 për qind më pak se në të njëjtën periudhë në 2018-ën, dhe 96 për qind më pak se në vitin 2017.

Në reagimet e pakta të tij Salvini shprehet se nuk është normale që të sulmohesh nga aleatët

“Të sulmohesh nga opozita është normale. Më pak normale është të sulmohesh një ditë po dhe një ditë jo nga aleatët. Ajo të bezdis pak më shumë.” Në këtë mënyrë zv/kryeministri dhe ministri I brendshëm, do të shprehej pak para takimit me zv/kryeministrin Luixhi di Maio, pas akuzave dhe kundër akuzave publike të ditëve të fundit. Më tej Salvini theksoi se nëse skuadra e qeverisë është e bashkuar, atëherë puna mund të vazhdojë. Në rast të kundërt, ngrohja e poltronës së ministrit nuk ishte punë për të

Por Salvini kritikoi ashpër dhe ministrin e Ekonomisë Tria duke thënë se ai kishte bërë deklarata që nuk I kishin pëlqyer. Kjo duke iu referuar deklaratave se taksat do të uleshin pak por duke respektuar ligjet evropiane. Salvini këmbënguli se Lega është në qeveri për të ulur taksat për shumë italianë dhe të ndërmarrë një manovër kurajoze në këtë drejtim: “Nëse na lejojnë ta bëjmë, shumë mirë. Nëse jo do e bëjmë vetëm,” shtoi ai. Ai gjithashtu u shpreh se nëse ministri i ekonomisë mendon të bëjë një manovër të rreme atëherë ai nuk mund të jetë një ministër ekonomie i kësaj qeverie.

Duke iu referuar akuzave për fonde ruse, Salvini i konsideroi si një film spiunazhi i dorës së katërt. “Renzi dhe Boski thonë se kam tradhtuar Italinë, por janë ata që duhet të kërkojnë një atdhe tjetër pasi janë ata që kanë tradhtuar italianët, do të vazhdonte Salvini”.

“Nuk kam parë dhe nuk kam prekur para nga Rusia. Nëse edhe prokuroria e Milanos thotë se nuk I intereson të më marrë në pyetje, atëherë me kaq. Më lini të bëj ministrin e Brendshëm!”/ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono