Matoshi: Kosova dhe Shqipëria janë një, bashkë nuk na mund askush

19:07 | 01/02/2019

 “Karshi Serbisë, Kosova e Shqipëria duhet të kenë një pozicion të vetëm pavarësisht se kush është në pushtet, kush është President e kush është Kryeministër. Kjo është rruga e vetme që ne të fuqizohemi se po të jemi bashkë nuk na mund askush”. Është ky apeli që bëri në studion e ABC News ministri për mjedisin në Kosovë Fatmir Matoshi.

I pyetur në lidhje me reagimin e politikës shqiptare për Kosovën, Matoshi theksoi se këto çështje nuk duhet të përdoren nga asnjë subjekt për politika ditore dhe të krijojnë ndarje e përçarje

“Përtej politikave ditore Kosova e Shqipëria duhet të jenë në një gjuhë, jo vetëm institucionet, por edhe opozita dhe politika në përgjithësi. Këto çështje nuk duhet të përdoren, po flasin për fuqizimin e vendeve tona, Kosova e Shqipëria janë një dhe nuk duhet të përdoren nga asnjë subjekt për politika ditore e një grusht votash dhe të krijojnë ndarje e përçarje”.

Sa i takon frikës që ekziston për bashkimin mes dy vendeve tona, ministri kosovar u shpreh se në kohë të caktuara jemi nje, ndërsa shtoi se fqinjët duhet të kuptojnë që ne as zvogëlohemi dhe as rritemi, por jemi këta që jemi me këto territore.

“Fqinjët duhet ta kuptojnë që ne as zvogëlohemi as rritemi. Ne jemi këta që jemi. Në të ardhmen me Shqipërinë ne do kemi ambasada të përbashkëta, do largojmë kufij, do largojmë dogana, ka pas bisedime më herët për ambasada të përbashkëta dhe do e kemi shumë shpejt. Në Kuvendin e Maqedonisë deshën apo jo fqinjët, nga dje seancat po udhëhiqen nga gjuha shqipe, ka avancim të shqiptarëve. Kaq jemi, ato territore që kemi. Në kohë të caktuara kemi ditur të jemi një. Në ‘98 Kosova e Shqipëria ka qenë një, Shqipëria u vu në mbështeje të Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë në ndihmë të Kosovës. Kur është e nevojshme ne jemi bashkë dhe një”.

Mendimine tij për ndryshimin e territoreve, ministri Matoshi e mbështeti te qytetarët. Sipas tij zgjidhja përfundimtare është ajo që është e pranueshme për qytetarët e Kosovës.

“Ne kemi ekip negociator të votuar. Kosova i ka kufijtë e saj që prej 17 shkurtit 2008. Ekipi po punon me platformën. Nesër jemi para një sfide të re bisedë intensive mes liderësh sa i përket edhe taksës. Ajo që unë mendoj është se zgjidhja përfundimtare është ajo që është e pranueshme për qytetarët e Kosovës.

Duhet të paraqiten zyrtarisht propozimet e Serbisë dhe pastaj i takon politikës që të diskutojë dhe marrëveshja finale duhet të aprovohet me referendum nga qytetarët e Kosovës. Kjo mendoj se është mënyra më e drejtë dhe më e mirë, përndryshe unë do të doja të jetoja në një shtet që të ishte edhe Presheva, edhe Medvegja dhe Bujanovci”.

Për taksën 100% për produktet serbe Matoshi shprehen se ajo e ka dhënë mesazhin e vet, por thekson se raporti me SHBA nuk duhet të lëndohet në asnjë mënyrë.

 “Shqiptarët kudo që janë e kuptojnë vullnetin e mirë të kryeministrit Haradinaj edhe dëmet që kemi pësuar nga genocidi serb në Kosovë. Taska ka dhënë mesazhin e vet ka edukuar qytetarë që jo me buxhetin tonë të ndihmojnë një vend që nuk na njeh, nuk na trajotn si duhet dhe nuk na vijnë gjëra të mira. E ka thënë kryeministri që ishim të detyruar ta bënim, sepse asnjë nga vendet nuk duhet të pengojë tjetrin,  por raporti me SHBA nuk duhet të lëndohet në asnjë mënyrë. Kemi disa ide edhe për pezullimine kësaj takse”. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono