MASR në terren: Disa shkolla me plasaritje

13:27 | 22/09/201913:270

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zbarkuar në terren ditën e sotme për të inspektuar nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Së bashku me ekipet e MASR, zyrave vendore arsimore dhe bashkive respektive, Ministrja Shahini ka bërë verifikimet faktike në disa shkolla të Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit.

“Deri tani, kemi disa shkolla dhe kopshte në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Durrës të cilat shfaqin vetëm plasaritje të fasadës”, shprehet Shahini teksa nënvizon faktin se me ndërhyrjet momentale që po realizohen aty ku është e nevojshme, duket se të gjitha shkollat do të hapin dyert për mësim për nxënësit e tyre ditën e nesërme.

Gjithsesi, ekipet e monitorimit të MASR dhe zyrat vendore arsimore vazhdojnë punën dhe verifikimet në koordinim edhe me strukturat e tjera qendrore dhe vendore. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono