Masat ndaj protestuesve në rrugën e Kombit, KLD hetim në gjykatën e Kukësit


21:52 | 12/06/2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hetojë procedurat e ndjekura nga Gjykata e Kukësit, në lidhje me caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Hetimi administrativ do të bëhet nga ana e Inspektoratit të KLD. Vendimi u miratua në mbledhjen e së martës, bazuar në rekomandimet e përcjella zyrtarisht për Këshillin nga ana e Avokatit të Popullit. Në të njëjtën mbledhje, KLD rrëzoi propozimin e bërë nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli. Kjo pikë e rendit të ditës është shoqëruar me debate mes ministres dhe anëtarit Gjin Gjoni. Ai ka pretenduar se KLD nuk mund të marrë masa ndërsa ministrja është shprehur se Këshilli nuk mund të ndryshojë qëndrim. Burime brenda mbledhjes bënë me dije se gjithë anëtarët gjyqtarë votuan kundër shkarkimit, ndërsa ministrja dhe Presidenti i Republikës, njëkohësisht kryetari i KLD votuan pro. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono