Masakrat në Gjakovë, ngrihen paditë e para ndaj të dyshuarve serbë

15:52 | 01/08/201915:520

Familjarët e viktimave të luftës në Gjakovë kanë ngritur paditë e para ndaj të dyshuarve serbë. Bëhet fjalë për 12 padi të ngritura nga qytetarët për vdekjen e të paktën 1 mijë civilëve.

Territori i Gjakovës ka pasur humbjet më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe në këtë qytet me rrethinë kanë mbetur të vrarë e të masakruar mbi 1000 civilë shqiptarë.

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, ka dorëzuar sot kontingjentin e 12 padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune. Paditë janë dorëzuar ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Sipas Shkëndije Hodës, përfaqësuese e familjarëve, padive i janë bashkangjitur edhe dëshmi dhe dokumente të gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

Shkëndije Hoda, përfaqësuese e familjarëve: Sot sollëm edhe kontingjentin e 12 të kallëzimeve penale të cilat janë bërë nga vetë dëshmitarët që kanë qenë prezentë qoftë në vrasje, qoftë përdhunime ose krime të tjera të kryera nga forcat serbe.

Ndërsa shfaqin shpresën se këto lëndë do të shqyrtohen me seriozitet.

Shkëndije Hoda, përfaqësuese e familjarëve: Këto kallëzime penale nuk janë përralla, janë ngjarje të kryera nga kriminelë serbë. Ne e dimë si shkojnë këto procedura gjyqësore, këto punë nuk shkojnë me shkop magjik, mirëpo duke pasur edhe ndihmën e Policisë, ne shpresojmë dhe jemi të bindur që edhe PSRK është e gatshme të kontribuojë në këto çështje.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono