Marshim në Beograd kundër ligjit për liritë fetare në Malin e Zi

22:59 | 08/01/202022:590

Ligji për liritë fetare në Mal të Zi është futur në fuqi. Serbët kanë frikë se këto ndryshime dëbojnë kishën.

Krerët e saj kanë bërë thirrje për lutje në mbështetje të serbëve në Mal të Zi, por edhe në Kosovë. Ata u mblodhën në qendër të kryeqytetit serb, për të bërë një marshim drejt tempullit të shenjtë, ku shprehën kundërshtimin ndaj politikës së Podgoricës.

Në ecjen për kishat morrë pjesë edhe disa zyrtarë shtetërorë, por nuk reaguan. Në emër të shtetit më herët ka folur shefi i diplomacisë, Ivica Dacic, i cili tha se serbët e malazezët janë vëllezër, por vëllezërit nuk sillen kështu. Serbia e konsideron gabim politikën e Malit të Zi.

“Zbatimi i këtij ligji dhe marrja e kishave dhe manastireve që qytetarët i kanë ndërtuar kush e di se kur, hap mundësi që të përkeqësohen marrëdhëniet pasi ligji e mundëson këtë. Është e nevojshme të ketë dialog, por duhet të ketë dëshirë dhe shpresoj se ajo ekziston edhe në Podgoricë“, tha ministri i jashtem serb Ivica Dacic.

Besimtarët dhe protestuesit arritën tek tempulli kryesor ortodoks. Kësaj radhe nuk pati incidente. Lutja iu dedikua serbëve jashtë, që sic u tha, po luftojnë për të drejtat e tyre. Kisha kishte bërë thirrje për lutje në gjithë territorin duke ftuar që me qetësi dhe kryq të mbrohen në heshtje.

“Shpresojmë që në Mal të Zi do të ndodh një mrekulli dhe të mbrohemi sic mbrohemi në Republike Serbe (Bosnje), sic mbrohemi këtu në Beograd dhe Serbi dhe sic duam të mbrohemi më shumë edhe në Kosovë dhe në të gjitha vendet ku jeton populli serb“, tha Peshkopi Stefan Sharic nga Kisha Ortodokse Serbe .

Ky ligj krijoj tension në mes të dyja vendeve e deri tek notat diplomatike dhe analumi i vizitës së presidentit serb.

Mali i Zi ka kërkuar nga bashkësitë fetare që të dëshmojnë pronën para vitit 1918, ndërsa disa atje kanë krijuar një kishë të tyre n që ende është e panjohur dhe e vogël.

Ky ka qenë incidenti më i madh në mes të dyjave vendeve që pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono