“Marrevëshje për armëpushim në Libi”, Erdogan: Të nënshkruhet sa më shpejt

21:34 | 13/01/202021:340

Bisedimet mes udhëheqësve të dy palëve ndërluftuese të Libisë përfunduan një takim në Moskë, me Ministrin e Jashtëm rus që vuri në dukje njëfarë përparimi, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.

Këto dy vende po shfaqen si arbitra kryesorë në vendin e shkatërruar nga lufta. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë gjatë një konference për shtyp këtë të hënë se Turqia kërkon një armëpushim të përhershëm.

“Shpresoj që ky armëpushim të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Erdogan gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Italian Antonio Konte.

Ndërsa ky i fundit tha se Italia punon për një Libi të bashkuar, autonome dhe sovrane, por kjo do të marrë kohë për të arritur në zgjedhje demokratike.

Faza e fundit e trazirave të dhunshme afatgjata që pasuan rrëzimin e diktatorit të atëhershëm Moammar Gadhafi në vitin 2011 kanë hyrë në një ngërç për muaj me radhë.

Fraksionet ndërluftuese nuk arritën të nënshkruajnë armëpushimin të hënën siç ishte planifikuar, dhe marrëveshja u shty për diskutime të mëtejshme të martën. Por Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u tha gazetarëve në kryeqytetin rus se ai ishte i sigurt se ata do të nënshkruanin dokumentin.

Sipas grupeve të monitorimit, më shumë se 280 civilë dhe rreth 2,000 luftëtarë janë vrarë ndërsa 146,000 libianë janë shpërngulur që kur Haftar nisi një sulm vitin e kaluar për të marrë nën kontroll Tripolin. Dikur një nga togerët më të besuar të kolonel Gadafit, Haftar, që nga viti 2014, po zhvillon një fushatë kundër qeverisë së al-Sarraj, e cila njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve perëndimore si qeveria legjitime e Libisë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono