Marrëveshja për patentat me Greqinë hyn në fuqi, por s’ka nisur zbatimi


15:28 | 09/08/2018

Emigrantët  shqiptarë që lëvizin përmes Kakavijës tregojnë se në doganë nuk iu kërkohet patenta e re sipas marrëveshjes Bushati- Kotzias. Edhe pse ajo ka hyrë në fuqi, nuk ka nisur zbatimi. Emigrantët vazhdojnë të qarkullojnë me patentë ndërkombëtare.

Në maj të këtij viti emigrantët në Greqi morën një lajm të mirë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan në Souni, Greqi, Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.

Atë kohë u tha se marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

Ndërkohë nga një vëzhgim i ABC News në Kakavijë udhëtarët  tregojnë se  lëvizin me patentat ndërkombëtare.

“Patentë ndërkombëtare vetëm”

Sipas marrëveshjes shqiptarët nuk do të rifillonin procedurat e kualifikimit dhe të provës, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.  Ata thjesht do të dorëzonin lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të merrnin atë greke, duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Por në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kjo gjë nuk iu është kërkuar.

“S’na kanë sjellë probleme, nuk e di”.

ABC News u interesua pranë Policise Kuiftare për këtë çështje, por zyrtaret nuk pranojnë të japin shpjegime të mëtejshme.

Sipas një burimi të ABC News, pavarësisht se marrëveshja ka hyrë në fuqi në fund të korrikut, nuk ka nisur akoma zbatimi i saj. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono