Marrëveshja për fluturimet direkte Prishtinë-Beograd heq taksën “Haradinaj”

18:24 | 21/01/202018:240

Marrëveshja për rivendosjen e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd, e nënshkruar të hënën në Berlin me ndërmjetësimin amerikan, me përfaqësuesit e kompanisë gjermane  Lufthansa dhe Euroëings dhe zyrtarë nga Kosova dhe Serbia, bën të qartë se nuk do të ketë taksa shtesë. Qeveria Haradinaj ka vendosur që nga 2018 taksën 100 përqind mbi produktet serbe dhe boshnjake, por marrëveshja për fluturimin direct Prishtinë-Beograd, ka një paragraph që thotë se nuk do të ketë taksa shtesë.

“Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe Aeroporti i Prishtinës konfirmojnë se operimi për në/nga Beogradi/Prishtina dhe anasjelltas do të funksionojë pa taksa shtesë dhe taksa për një shërbim në linjën BPSAR. Në çfarëdo rasti, taksat dhe pagesat shtesë nuk do të jenë diskriminuese. Kompania “Euroëings” dhe transportuesit e Grupit Lufthansa do të kenë autoritet të plotë për të shitur bileta, për t’i përcaktuar tarifat për udhëtarë, mallra dhe dërgesa postare vetëm për shërbimet e ndërsjella mes Prishtinës dhe Beogradit dhe anasjelltas,” thuhet në dokumentin zyrtar të publikuar nga Express.

Letra e qëllimit thekson vendosjen e një korridori të veçantë ajror për fluturime në dy kryeqytetet.  Dokumenti që nga pala e Kosovës është nënshkruar në ceremoninë në Berlin nga zyrtari i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe përvec firmës së Grupit Lufthansa mban edhe firmat e Aeroportit të Prishtinës dhe Komandantit të KFOR-it. Në të theksohet se lëvizja në relacionin Prishtinë -Beograd do të realizohet në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel të njohur si IBM që siguron lëvizje vetëm me letërnjoftime.

Pala serbe deklaroi pas publikimit të lajmit se ajo nuk do të funksionalizohet pa u hequr taksa ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e quajti arritjen e marrëveshjes një hap shumë të madh përpara. /abcews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono