Marrëveshja për Demarkacionin s’do të shkojë në Kuvend deri pa siguruar votat

10:32 | 12/12/2017

Në Parlamentin e Kosovës nuk do të diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi deri në momentin që nuk do të jenë siguruar votat e duhura për të miratuar marrëveshjen mes dy vendeve

Mediat kosovare raportojnë se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të procedohet në seancë të Kuvendit pa u siguruar votat e duhura. Partia më e madhe në koalicionin qeverisës, partia demokratike e Kosovës, konfirmoi se nëse nuk do të arrihet një consensus, do të ketë sërish shtyrje të seancës parlamentare për Demarkacionin. Edhe psle qeveria e Haradinaj e ka dorëzuar në Kuvend marrëveshjen në fjalë, nuk ka asnjë informacion për hapa të mëtejshëm.

Anëtarë të Kryesisë së Kuvendit kanë thënë për mediat vendase se nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të dalë në votim Marrëveshja e Demarkacionit. Lidhja demokratike e Kosovës dhe PDK kanë deklaruar se do të votojnë variantin actual të kësaj marrëveshjeje, por Aleanca për ardhmërinë e kosovës e Haradinaj, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranojnë këtë variant./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono