Marrëveshja bërthamore, Merkel: Jo më e mira, por qëndrojmë me të


13:15 | 16/05/2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar që të respektohet marrëveshja bërthamore me Iranin. Nga ana tjetër, presidenti Hasan Rouhani, pas rivendosjes së sanksioneve amerikane, u shpreh se nuk do të dorëzohet nga presioni i Uashingtonit.

“Mënyra më e mirë për të trajtuar shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me rolin e Iranit në rajon dhe programin e raketave balistike është brenda kuadrit të marrëveshjes bërthamore, edhe pas largimit të Shteteve të Bashkuara”. Ky është qëndrimi i prerë i kancelares Gjermane, Angela Merkel.

“Çështja është nëse mund të flisni më mirë nëse i jepni fund një marrëveshjeje ose nëse qëndroni aty … ne themi se mund të flisni më mirë nëse qëndroni në të”, u shpreh Merkel përpara ligjvënësve në Bundestag.

Fuqitë europiane u zotuan të mbajnë gjallë marrëveshjen bërthamore të 2015-s edhe pa SHBA-të dhe pranuan se do të angazhohen në garantimin e kërkesave të Teheranit.

“Kjo marrëveshje është çdo gjë tjetër përveç ideales, por Irani, sipas të gjithë dijenisë së autoriteteve nukleare ndërkombëtare, po respekton angazhimet e ndërmarra në marrëveshje”, shtoi kancelarja gjermane.

Javën e kaluar, Presidenti amerikan braktisi paktin të cilin e quan “marrëveshjen më të keqe të historisë” dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga regjimi i Teheranit.

“Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të SHBA”, u shpreh presidenti Hassan Rouhani.

“Ata mendojnë se mund ta detyrojnë kombin Iranian të dorëzohet duke vendosur presion ndaj Iranit, me sanksione dhe kërcënime me luftë. Kombi iranian do të rezistojë kundër komplotëve të SHBA-së”, shtoi më tej ai./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono