Marrëdhënie të ashpra me Rusinë, 20 000 ushtarë amerikanë “zbarkojnë” në Evropë

07:04 | 12/12/201907:040

Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë, në një deklaratë për mediat në Pentagon tha se 20,000 trupa do të vendosen vitin e ardhshëm në Evropë, ku ata do të bashkohen me rreth 9,000 ushtarë të tjerë amerikanë të vendosur tashmë atje. Ndërsa rreth 37,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitje në 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor.

Në një artikull AP shkruan se forcat me bazë në SHBA do të fillojnë të lëvizin në muajin shkurt, duke lëvizur 13,000 pajisje, duke përfshirë tanke, artileri dhe automjete transporti.

Kjo shihet si një sfidë logjistike pasi hekurudhat në vendet e mëparshme sovjetike janë me përmasa të ndryshme se vendet e Evropës Perëndimore dhe urat e tyre nuk janë ndërtuar për të mbajtur pesha, si për shembull ajo e një tanku Abrams me 70 ton. Ushtrimi Defender-Europe 20, siç është quajtur, shënon një pikë kthese strategjike pas viteve të ndërprerjeve ushtarake amerikane në Evropën pas Luftës së Ftohtë. Ky njihet si “zbarkimi” më i madh të trupave amerikanë në Evropë në 25 vitet e fundit, me 20,000 trupa të paracaktuar për të marrë pjesë në një stërvitje masive në një kohë të marrëdhënieve gjithnjë e më të ashpra me Rusinë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono