Marku: Jemi Vllaznia, aspak problem që Laçi ka trajner Armando Cungun

15:08 | 24/01/202015:080

Vllaznia pret Laçin nesër, në një ndeshje që nis prej orës 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët synojnë tre pikët dhe këtë e thotë hapur edhe Herald Marku, i cili u kujton kurbinasve që ata janë Vllaznia. Mes të tjerash ai flet për pozicionin e tij në fushë, eksperiencën e parë me kuqeblutë, afrimet e bëra në merkaton e janarit, si dhe për faktin që Laçi drejtohet nga një shkodran si Armando Cungu.

NDESHJA ME LAÇIN – “Është një takim jo i lehtë për ekipin tonë, pasi Laçi është një skuadër e mirë dhe ka një ngritje në lojën e saj. Por të mos harrojmë që ne jemi Vllaznia dhe do të kërkojmë si në çdo takim, edhe në këtë ndaj Laçit, vetëm fitore”.

POZICIONI – “Personalisht ndihem mjaft mirë në pozicionin ku më ka kërkuar tekniku që të jem, sepse kam luajtur edhe më përpara në mbrojtje. Besoj se po jap më të mirën dhe kjo më bën që të ndihem mjaft mirë”.

EKSPERIENCA E PARË ME VLLAZNINË – “Vërtetë është hera e parë që luaj, por të them të drejtën tek Vllaznia ndihem si në shtëpinë time. Jam i kënaqur nga të gjithë dhe nga mbështetja që po më japin që të gjithë, si stafi, drejtuesit e po ashtu edhe tifozeria”.

TRAJNERI KUNDËRSHTAR – “Normalisht që dihet se Cungu e njeh mirë Vllazninë, ngaqë edhe e ka drejtuar atë. Gjithsesi, ne tani me trajnerin Jonuz kemi një lloj tjetër loje. Ai ka ndryshuar diçka në lojën dhe në strategjinë tonë. Mendoj se njohja e Cungut ndaj Vllaznisë nuk do të na prishë shumë punë”.

AFRIMET – “Mendoj se janë lojtarë me vlera. Shumë shpejt pritet që të jenë lojtarët që i duhen kësaj skuadre. Ingranimi i tyre me ekipin pritet që të jetë i shpejtë dhe të japin vlerat e tyre në dobi të skuadrës”, u shpreh lojtari polivalent i shkodranëve.

OBJEKTIVI – “Objektivi ynë është që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kam mendimin se ne po bëjmë gjithçka mirë dhe do të jemi më mirë sesa ku jemi momentalisht”, ka përfunduar Marku, cili kërkon që tifozët të jenë sa më të shumtë në stadium nesër dhe ta mbështesin Vllazninë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono