Mario Dedivanovic i tregon botës se është gay

14:25 | 19/11/201914:250

Grimieri me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic fitoi mbrëmjen e djeshme çmimin “ Artistic Achievement “ në American Influencer Awards “.

Mario u surprizua në mënyrën më të bukur nga Kim Kardashian më të cilën punon prej kohësh por është edhe një mikeshë shumë e mirë e tij.

Grimieri shqiptar tregoi se jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë në luftën për praninim e homoseksualitetit nga shoqëria dhe me këtë rast dha një mesazh edhe për shqiptarët.

“Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin.

Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë, sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë kam punuar me duart që mora prej teje!”, ka thënë Mario pasi ka falenderuar Kim Kardashian që ka besuar tek ai.

“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikës dhe dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Sepse kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë.

Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë.

Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!”, ka mbyllur Mario fjalimin me lot në sy. Në fund grimieri shqiptar ka rrëmbyer shumë duartrokitje nga të pranishmit që janë emocionuar nga fjalimi i tij./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono