Marinela Sota në Provokacija: Duhet rishikim i ligjit të arsimit të lartë

21:27 | 05/02/2019

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët po vijojnë ende protestën, kërkojnë rishikim të ligjit të arsimit të lartë. Këtë konfirmoi në studion e Provokacija pedagogia e këtij fakulteti Marinela Sota. Sipas saj, ky ligj nuk e përmirëson arsimin e lartë, por krijon problematika të tjera, të cilat ia kanë komunikuar edhe ministres së Arsimit.

“Ne kemi artikuluar si trupë akadmeike që ky ligj nuk e përmirëson arsimin e lartë, por krijon problematika të tjera. Ne kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme se e ka në thënë dhe senati e të tjerë që ligji nuk do të funksionojë. Ka dhe një reagim që nuk është i duhuri se në kërkuam biseda, dialog.

Ne vjet në takim me ish-ministren e Arsimit ia kemi përmendur. Edhe sivjet me ministren e re të Arsimit i referuam me pika konktrete pasojat që prodhon ligji”.

Sota thekson se ligji ka së pari probleme në parim që konsideron që nëse universiteti publik do ketë më shumë buxhet nga të ardhurat e studentëve, dhe kjo sipas saj nuk është ok. Ajo thekson se universiteti duhet të ketë shumicën që vjen nga bota universitare.

“Ligji ka së pari probleme në parim që konsideron që nëse universiteti publik do ketë më shumë buxhet nga të ardhurat e studentëve, atëherë ka mundësi që të ketë shumicën në bordin e vet, pra mos ta ketë shumicën Ministria. Sipas ligjit shumicën e ka ai që ka të ardhura më të mëdha. Kjo nuk është ok, sepse ne jemi kundër këtij mekanizmi, se të krijosh të ardhura më shumë se fondi i Ministrisë do rritësh tarifat e studentëve. Të ardhurat e vetme që mund të kemi vijnë nga studentët.

Duhet që universiteti të ketë shumicën që vjen nga bota universitare dhe pastaj të vijnë përfaqësues jo nga qeveria, po ndoshta ish -pedagogë e figura publike që lidhen me universitetin, se aty ka figura që s’kanë lidhje me universitetin që të kenë vendimarrjen e madhe se bordet janë shumë të rëndësishme për univeristetin. Universiteti prodhon vlera që ka nevojë për këtë autonomi”.

Një tjetër problem sipas saj është edhe trajtimi që ligji i bën studentit si klient, ndërsa tarifat janë vendosur pa një analizë financiare.

“Ligji e konsideron studentin si konsumator, si klient, që nuk duhet të jetë kështu. Tarifat janë vendosur pa një analizë financiare që duhet të shkojë për çdo program sa është kostoja. Tjetër objeksion është dualizmi që krijohet mes komptencave të senatit e bordit ka komptenca të paqarta dhe pa llogaridhënie brenda.

Unë mendoj që të ketë sa më shumë studentë se ata janë aktorë universitarë dhe ne të kemi frymën e studentëve në çdo nivel zgjedhje. 20% mua më duket një nivel… Ligji i mëparshëm e ka pasur perfekt këtë gjë. Universiteti ka dy aktivitete kryesore, mësimdhënien dhe mësimxënien”.

E pyetur sepse qeveria nuk bie dakord me ta Sota u përgjigj:

“Nuk e di ne i shprehëm Ministres Shahini se çfarë efektesh prodhon ligji, ku mund të rregullohet. Ne kërkojmë rishikim tërësor të ligjit, dmth në pjesë të rëndësishme të rishikohet, psh kapitulli 12 është një shpikje shqiptare me universitete publike jo të pavaruara.

Qeveria do fitonte pikë kur ulet në bisedë me pegadogët të cilët të thonë me gojën e tyre se çfarë realisht nuk funksionon ne duam të ulemi në dialog, ne do shkojmë në çdo lloj takimi që qeveria do na thërrasë”.

Sota e konsideroi të gabuar mendimin se protesta e pedagogëve është një zgjatim i opozitës politike.

“Është shumë e gabuar sepse ne jemi pedagogë me bindje të ndryshme politike, por që na bashkon diskutimi i madh për ligjin dhe mendojmë se kemi interes të përbashkët. E përjashtoj. Mund të ketë interesa për ta përdorur, por ne jemi përpjekur të mos e lejojmë këtë gjë. Ne duam që vendimarrja të jetë e shumicës. Unë mendoj që autoritetet tona të zgjedhura do të duhet të thonë se kush janë problematikat reale dhe çfarë masash do të duhet të marrim. Ligji lejon që brenda universitetit të ngrihen komisionet e Etikës dhe programe antipalgjaturë”. /abvcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono