Marcelo synon Juventusin

22:34 | 22/01/2019

Mediat në Spanjë raportojnë se mbrojtësi brazilian i Real Madrid, Marcelo, i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë, për të kaluar tek Juventus në Itali. Bardhezinjtë duan të nënshkruajnë edhe me Isco-n.

Marcelo ka vetëm një objektiv, kalimin te skuadra e Juventusit. Zërat për një transferim të tillë i përforcojnë akoma më tej mediat spanjolle “Sport” dhe “Marca”. Sipas tyre, mësohet se anësori i Real Madrid i ka thënë drejtuesve të klubit se nëse skuadra e Juventusit bën një ofertë konkrete në drejtim të tij, atëherë klubi nuk duhet të nxjerrë asnjë pengesë, por duhet ta lërë të lirë futbollistin të ndërrojë ambient.

Një kërkesë, e cila mund të realizohet për mbrojtesin brazilian, i cili nuk ka qenë një titullar i padiskutueshëm për madrilenët gjatë këtij sezoni. Trajneri Solari është justifikuar duke thënë se futbollisti ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore, por nuk dihet se sa të vërteta janë këto fjalë.

Pas kalimit të Ronaldos në Torino, u përforcuan edhe zërat për nënshkrimin e Marcelos, por në fund braziliani qëndroi në Madrid. Ronaldo dhe Marcelo janë shumë shokë dhe portugezi ka patur një ndikim jo të vogël në nisjen e këtyre tratativave. Nuk përfundon me kaq pasi Juventus kërkon të nënshkruajë edhe me yllin tjetër të Real Madrid, Isco.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur në Madrid pasi e ka huimbur vendin e titullarit ndërkohë që Juventus ka shprehur interesim dhe mund të jenë pikërisht kampionët në fuqi të italisë destinacioni i radhës për futbollistin e kombëtares së furisë së kuqe./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono