Maqedonia në NATO, parlamenti grek diskuton protokollin

22:40 | 07/02/2019

Deputetët e opozitës greke kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pasi në rast të një sulmi nga fqinji verior nuk do të mund t’i kërkojë ndihmë Aleancës. Në debat e sipër rasti i Maqedonisë është krahasuar edhe me atë të Shqipërisë.

Komisioni i politikës së jashtme i parlamentit grek ka diskutuar të enjten protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Përfaqësuesit e partive opozitare thanë se deputetët e tyre do të votojnë kundër ratifikimit të protokollit. Ndërkohë, maxhoranca e ka cilësuar protokollin si një nga kushtet e marrëveshjes së Prespës, që konkretizon interesat kombëtarë dhe përmirëson rolin e Greqisë në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor.

“Gjatë debatit në komisionin parlamentar është përmendur edhe Shqipëria. Sa nga zëvendësministri i jashtëm, Jorgos Katrougalos, aq edhe referuesi i Demokracisë së re, Jorgos Koumoutsakos. Ata kanë përmendur rastin e Shqipërisë, për t’iu përgjigjur ish ministrit të mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili kërkoi që protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë të votohet me maxhorancë të zgjeruar prej dy të tretash”.

Ish ministri i mbrojtjes ka deklaruar që në rast sulmi nga Maqedonia, Greqia nuk mund të kërkojë ndihmë nga NATO, pasi edhe vendi fqinj do të jetë tashmë pjesë e Aleancës. Ndërsaq, sa Katrougalos, aq edhe Kumutsakos i opozitës, e kanë kundërshtuar ish aleatin e djeshëm të kryeministrit Tsipras. Sipas tyre, edhe protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë, gjithashtu vend fqinj, u ratifikua nga parlamenti grek me maxhorancë të thjeshtë dhe nuk ka asnjë arsye të veprohet ndryshe në rastin e Maqedonisë. Pritet që protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO të votohet të premten pasdite, me të paktën 151 votat e maxhorancës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono